GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, kërkoi dorëzimin e dosjes nga SPAK pa paguar tarifën

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili kërkoi që të mos paguante një faturë prej 120 mijë lekësh të SPAK për të marrë një kopjeje të akteve të dosjes së tij. Beqaj ka kundërshtuar në GJKKO faturën duke kërkuar që Prokuroria e Posaçme t’i japë aktet pa qenë nevoja të paguajë shpenzimet procedurale. Ai ka paraqitur kërkesën në Gjykatën e Posaçme që SPAK t’i vendosë nën dispozicion, pa kurrfarë detyrimi momentar nga ana e tij për shërbimin e skanimit, të akteve të deritanishme të dosjes hetimore, “në kuadër të garantimit të së drejtës së tij kushtetuese dhe ligjore për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore në ngarkim të tij”.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn