Kuvendi i rikthehet normalitetit, Konferenca e Kryetarëve plotëson kërkesat e para të opozitës

Në konferencën e kryetarëve të thirrur bnga Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është arritur për Komisionet Hetimore. Mësohet se mazhoranca është tërhequr nga vendimet e datës 12 Tetor 2023 për rrëzimin e komisionit hetimor për kontratat koncesionare në shëndetësi dhe për komisionin hetimor për ndërhyjen e paligjshme në sistemin TIMS.

Në Konferencën e Kryetarëve është rënë dakort që Opozita do të ushtrojë të drejtën për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e dy Komisioneve Hetimore që u rrëzuan më 12 Tetor 2023.

Është vendosur në parim që të ngrihen të dyja komisionet e mësipërme, që ishin edhe shkaku i nisjes së aksionit të opozitës në Kuvend që nga 19 Tetori 2023 e deri më sot.

Po ashtu bëhet e ditur se këtë të mërkurë  mblidhet konferenca e kryetarëve për të miratuar vendimet për ngritjen e ketyre dy komisioneve.

Burime nga mbledhja e konferencës së kryetarëve bëjnë me dije për paprotokoll.com se Gazmend Bardhi dhe Klotilda Bushka do të merren me diskutimet per shqyrtimin e objektit dhe ngritjen e këtyre komisioneve hetimore. Përvec objektit pritet të përcaktohen edhe emrat e anëtarëve si dhe mbledhja e parë pritet të mbahet sa më shpejt, mund të mblidhen edhe ditën e nesërme

Konferenca e Kryetarëve ka arritur dakortësinë në parim për një tjetër çështje që shkaktoi bllokimin e veprimtarisë normale të Kuvendit, që ishte përfaqësimi me ato që opozita cakton vetë në proceset e Reformave.

Palët kanë rënë dakort në parim që Kuvendi të ngrejë një “Nënkomision për Reformat”, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 cakton Çuçi – 2 cakton Bardhi).

Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian.

Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve (veto) dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.

Neser mblidhet konferenca e kryetarëve për të miratuar vendimet për ngritjen e Nënkomisionit.

Kujtojmë këtu që Komisionit të Reformës Zgjedhore i skadon afati më 21 Mars 2024, ku bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Alibeaj kanë dështuar deri më tani të kenë produkt.

Konferenca e Kryetarëve do të miratojë një kalendar konkret për shqyrtimin, diskutimin dhe votimin e ligjeve të propozuara nga deputetët e opozitës. Kryetarja e Kuvendit do të kujdeset që Komisionet Parlamentare të zbatojnë kalendarin konkret të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn