Marrëveshja PS-Rithemelimi për komisionet, ambasada e SHBA: Te inkurajuar per rikthimin e Kuvendit ne normalitet

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve  ditën e sotme (12 mars) u arrit një dakordësi mes  mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për lejimin e ngritjeve të Komisioneve Hetimore.

Pas këtij njoftimi ka reaguar edhe ambasada e SHBA, në Tiranë, e cila shprehet se është inkurajuar nga njoftim për rikthimin e rendit normal në Parlament.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA-së, Tiranë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn