Reagon ashpër Alibeaj ndaj Ramës: Po bën Pazar, vetëm një idiot i lindur nuk e kupton këtë

Pasi kryeministri Rama i cilësoi idiotë ata që mendojnë se kryeministri bëri pazar me rithemelimin për  reformën zgjedhore dhe komisionet hetimore, ka reaguar bashkëkryetari demokrat i komisionit të reformës Enkelejd Alibeaj. Sipas tij vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar për Reformën Zgjedhore.

Në një deklaratë të tij në rrjetet sociale Alibeaj thotë se për një gjë ka të drejtë Rama kur thotë se asgjë nuk ka ndryshuar.

Deklarata e plotë

Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar për Reformën Zgjedhore.

Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar!

Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë.

Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn