Rama rikthen në  politikë Vangjel Tavon, e bën Prefekt të Vlorës. A po pergatitet ta kandidojë për Bashkinë e Himarës???

VLORË- Vangjel Tavo është emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave, Prefekt i Qarkut të Vlorës. Me këtë emërim lirohet nga detyra Flamur Mamaj. Vangjel Tavo ka qenë deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa i është besuar së fundmi një detyrë të re.

Media greke “Kathimerini” shkruante rreth dy muaj më parë, se kryeministri Edi Rama kishte nisur bisedimet për të gjetur një kryetar provizor të Bashkisë së Himarës.Në ato shkrim

“Kathimerini” jepte edhe detaje nga një takim mes Ramës dhe Tavos, si dhe tregonte se për këtë është vënë në dijeni edhe qeveria greke. Tavo dhe Rama i mohuan këto lajme, por duket se ish-deputeti po “bëhet gati” për drejtimin e bashkisë së Himarës.

“Në këndvështrimin tim, së pari nuk është një vendim i formës së prerë, duhet të presim të marrë formë të prerë. Nuk mund të marrim ne një vendim të formës së prerë. Gjërat që kanë qarkulluar për Vangjel Tavon kanë si burim median greke dhe jo median shqiptare. As qeverinë dhe as zyrën time. Nuk komentoj çfarë më vë mua në gojë apo në kurriz media greke, pa më pyetur edhe mua. Janë histori që unë i kam parë në median shqiptare të marra nga media greke. Është një pyetje për kolegët tuaj grek”-tha Rama me 10 janar 2024

kurse Tavo deklaronte:”Nuk kam asnjë dëshirë të angazhohem në politikë”.

Pak ditë më parë GJKKO  dënoi me dy vite burg pkryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin i akuzuar per korrupsion zgjedhor.

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.

Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn