DETAJE për vrasjen e  Fushë Krujës/ Gentian Bejtja u qëllua me 30 plumba në distancë të afërt…

Detaje të reja zbardhur nga ekzekutimi i Gentian Bejtjes, i cili u vra pasditen e djeshme në hyrje të banesës së tij në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Ish-polici i kishte shpëtuar tre herë atentateve, por teksa shkoi dje në banesë ku ishte vetëm nëna e tij dhe autorët mesa duket e kishin mbajtur nën vëzhgim prej orësh.

Bejtja u qëllua me 30 plumba nga një distancë e afërt dhe pjesa më e madhe e plumbave e ka kapur në fytyrë dhe në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Për këtë ngjarje është shoqëruara në polici, Valter Bami. Theskojmë se ky i fundit është arrestuar për atentatin ndaj Bejtjas në 4 Korrik të 2023. Kur u arrestua në atë kohë, atij iu gjetën gjurmë baruti në dorë.

Ndërsa me 18 Janar të këtij viti, masa ndaj Bamit u ndryshua në “arrest shtëpie” pasi përfundoi periudha e hetimit për atentatin e 4 Korrikut dhe nuk kishte prova të mjaftueshme që e implikonin atë.

Kujtojmë se më 4 Korrik 2023, Gentjan Bejtja u shpëtoi plumbave, por kunati i tij, vëllai i gruas, Ramazan Sino humbi jetën. Dy fëmijët e Bejtjas, 13 dhe 8 vjeç u plagosën. Prej asaj dite, ai kërkohej të merrej në pyetje lidhur me ngjarjen, por kishte humbur gjurmët.

Në banesë u shfaq vetëm dje, kur dhe u vra në oborrin e shtëpisë. Besohet se informatori ka qëndruar ditë natë pranë shtëpisë së tij, për muaj më rradhë. Ashtu dhe ia doli, sapo Bejtja u shfaq.

Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31-vjeçar, Klodian Stafuka në makinë me të, kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn