Fier/ Shpëtojnë familjarët pasi ju shkrumbua banesa nga flaket

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier.

Në vendngjarje kanë shkuar  pas njoftimit dy zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin familjarët të cilët kanë dalë menjëherë jashtë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn