29 mijë anëtarësime,  deri në qershor duhen 50 mijë, Rama:  Akuzohemi për pazare me ‘non gratën’, jane broçkulla

Prioriteti i parë i shpallur nga ana e kryesocialisti Edi Ramas në Asamblenë Kombëtare, në Gjiri i Lalëzit në Durrës, ishte ai për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e Qershorit

‘Sot, në regjistrin digjital të anëtarësisë socialiste numërohen plot 29.225 anëtarësime të reja! 50 mijë anëtarë të rinj deri në Kongresit tonë Zgjedhor të qershorit të këtij viti, dnth edhe 20 mijë e pak që I shtohen këtyre që janë anëtarësuar deri tani. Dhe të gjithë e keni parë se nga shumë e kam dëgjuar se mesa shumë gatishmëri dhe me sa shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat vetëm për një arsye të thjeshtë sepse nuk kemi pritur që të vijnë njerëzit tek ne, por kemi shkuar ne tek ata.’- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur broçkulla, akuzat e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se PS, po bën ‘Pazar me non gratën’, Sali Berishën.

‘Të gjitha janë broçkulla, që tregojnë se sa të vështirë e ka një pjesë e bashkësisë sonë shqiptare, e yshtur nga ata që dëgjon dhe ndjek në politikë, në media a në mexhelisin e rrjeteve sociale, të kuptojë ose të pranojë se Partia Socialiste e kësaj gjenerate, po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve të pushtetit politik me drejtësinë.’- tha Rama.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn