Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Policia ka dhënë detajet e fundit në lidhje me aksidentin e trefishtë në Tepelenë.
Blutë njoftojnë se si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 shtetas dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë.
mesohet se Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe e afërmja e tyre Afërdita Begaj 90 vjeçe janë tre prej viktimave të aksidentit tragjik në Tepelenë. Të tre ndodheshin në makinën tip Toyota që u përplas nga Benzi, i drejtuar nga Riza Rrapa i cili po ashtu ndërrroi jetë. Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta.
Tepelenë/Informacion paraprak
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
paraprakisht mesohet se aksdenti u shkaktua nga rreshqitja ne terren si dhe shpejtesia mbi normen e lejuar.















