Akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj/ Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për Ruben Saraiva

Mbahet sot seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj portugezit Ruben Saraiva i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të 2023,

Portugezi u paraqit sërish këtë të mërkurë në Gjykatën e Lezhës për t’u njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë.

Seanca e cila u mbajt ndaj Saraivas me 11 mars u shty për shkak se avokati i tij u njoh me fashikullin e dosjes hetimore.

Avokati Kujtim Cakrani bëri me dije se klienti tij nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë atë si autor të vrasjes se biznesmenit.

Sipas tij policia dhe prokuroria kanë më shumë dyshime sesa prova që e implikojnë klientin e tij.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn