BARCELONË/ Lirohet  Dani Alves, por duhet të paguajë një garanci të majme/ Ishte dënuar për përdhunim

Ishte dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për përdhunim, por Gjykata e Barcelonës ka vendosur të lirojë Dani Alves. Mediat spanjolle ka zbardhur vendimin e fundit të gjykatës, ku me shumicë votash, gjyqtarët kanë vendosur të lënë të lirë ish mbrojtësin brazilian. Alves duhet të paguajë një garanci prej 1 milionë euro. Gjithashtu, gjykata i ka tërhequr dy pasaportat ish lojtarit të famshëm, atë spanjolle dhe braziliane, duke i mohuar të drejtën për t’u larguar nga Spanja.

Alves e ka të ndaluar t’i afrohet denoncueses në një distancë prej 1000 metrash nga shtëpia e saj, si dhe nga vendi i saj i punës dhe çdo vend tjetër që frekuenton. As nuk do të mund të komunikojë me të përmes çfarëdolloj mediash derisa të jepet një dënim përfundimtar.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn