Kërkon heqjen e masës së sigurisë dhe të marrë pjesë në Kuvend/ Sot seanca në Apel për Berishën

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Apelin e GJKKO.

Kjo pasi më herët Berisha ka kërkuar nga gjykata që të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Kujtojmë që më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit  Berisha dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për shuarje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me aferën korruptive të kompleksit ish-Partizani. 

Berisha ndodhet nën arrest shtëpie  që prej 30 Dhjetorit 2023, pasi nuk respektoi masën e parë të sigurisë, atë të detyrimit të paraqitjes.

Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij kanë kërkuar vazhdimisht ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa kanë akuzuar gjyqtaren e çështjes, Irena Gjoka per njëanshmëri, duke thënëse kjo e fundit sipas tyre i shërben interesave të qeverisë Rama. 

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn