Fermerët e Dimalit akuzojnë Qeverinë dhe pushtetin vendor për tjetërsimin e fondeve IPARD.

Gjatë emisionit FOL të gazetarit Erjon Skëndaj fermerët drejtuan gishtin ndaj pikave të grumbullimit që sipas tyre punojnë në informalitet pa fatura me tvsh duke abuzuar hapur me çmimet. Ata akuzojnë direkt Qeverinë dhe pushtetin vendor për tjetërsimin e fondeve IPARD.

Sipas fermerëve çmimet bujqësore në tregje i rritin tregëtaret qe po pasurohen ne kuŕiz të prodhuesve dhe konsumatorëve.

Fermerët akuzuan tregëtarët dhe importuesit që sipas tyre fabrikojnë lajme të rreme për të ulur fiktivisht çmimin e produkteve bujqësore nga ku të perfitojnë.

Fermerët hodhën akuza edhe ndaj pesticideve që tregëtohen në farmacitë bujqesore nga ku hodhën hije të forta dyshimi për falsifikim dhe tregëtim produktesh të skaduara.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn