Himara pa kryebashkiak/ Ja kush është emri që përflitet të marrë drejtimin e Bashkisë

Në 29 mars pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë, për të zgjedhur se cili nga nënkryetarët do të marrë përkohësisht drejtimin e bashkisë.

Raportohet se nënkryetarja Blerina Bala është pretendentja kryesore për të marrë drejtimin e përkohshëm të bashkisë.

Pak ditë më parë me urdhër të SPAK, u arrestua kryetari i Bashkisë, Jorgo Goro.

Jorgo Goro akuzohet se i dhuroi tokën shtetërore burrit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Sipas hetimeve, Goro pa asnjë verifikim konkret, ka përcjellë dokumente të falsifikuara dhe tokën shtetërore ia dha bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn