“Sterilizimi”/ Ish-ministri Ilir Beqaj mbërrin në dyert e SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.

Beqaj tashmë është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 Mars iu komunikua edhe akuza për shpërdorim detyre.

Po për këtë çështje, pra për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 persona të tjerë, ndërsa SPAK pritet të dorëzojë dosjen në GJKKO me kërkesën për nisjen e gjykimit.

Kujtojmë se më herët ish-ministri Beqaj ka thënë se do të përballet me drejtësinë dhe se sipas tij nuk ka asnjë aferë në çështjen e “Sterilizimit”, duke shtuar se edhe kur ka qenë ministër, edhe tani, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë interes ekonomik apo financiar nga kompanitë farmaceutike.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn