Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku sipas policisë një 36-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë të re, me probleme të shëndetit mendor.
Sipas uniformave blu, shtetasi M.Xh., 36 vjeç ka marrë 21-vjeçaren në makinën e tij dhe e ka ngacmuar seksualisht.
Personi i ndaluar është M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”, sipas njoftimit të policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.















