Tropojë/ U nis për në Majën e Jezercës, alpinistja kroate humb jetën! Shpëtohen 7 të tjerët 

Një turiste kroate ka rënë nga lartësia në Majën e Jezercës dhe ka ndërruar jetë. Shtatë të tjerë mbetën të bllokuar për disa orë por janë shpëtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Ngjitja në Majën e Jezercës ka rezultuar fatale për një apliniste kroate 43 vjeçare e cila ka rrëshkitur nga lartësia për shkak të terrenit të thepisur malor dhe ka ndërruar jetë.

Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftimin nga grupi i aplinistëve kroatë prej 8 personash, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn