Kreu i Gjykatës së Lartë, Sadushi: Akuzat politike dëshmojnë se organet e reja të drejtësisë

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi ai thotë se si gjykata që ai drejton, ashtu edhe gjithë sistemi i drejtësisë po përballen me sfida, por shpreh besimin se ato janë në rrugë të mbarë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi ai thotë se si gjykata që ai drejton, ashtu edhe gjithë sistemi i drejtësisë po përballen me sfida, por shpreh besimin se ato janë në rrugë të mbarë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Sadushi i cili ndodhet në Uashington me një delegacion të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, tha se reforma e drejtësisë që filloi tetë vjet më parë po jep rezultat. Ai thotë se akuzat politike dëshmojnë se organet e reja të drejtësisë po funksionojnë.

Zëri i Amerikës: Zoti Sadushi, megjithëse reforma në drejtësi u vlerësua për atë që arriti, për ngritjen e institucioneve të reja, ajo la pasoja edhe në Gjykatën e Lartë, e cila u plotësua me gjyqtarë vetëm vitin e kaluar. Në këto kushte cilat janë sfidat me të cilat përballet Gjykata e Lartë sot?

Sokol Sadushi: Gjykata e Lartë dhe gjithë sistemi i drejtësisë është përballë sfidave. Në fakt drejtësia është sfidë në vetvete. Kur u formatua në vitin 2020, Gjykata e Lartë është përballur me një sfidë, sepse vetëm një gjyqtar ishte në atë gjykatë për shkak të procesit të vetingut, që e shkarkoi pjesën dërrmuese. Dukej një situatë e pashpresë, me një volum prej 36 mijë dosjesh. Në fakt, ritmi është i kënaqshëm dhe sfida që ka Gjykata e Lartë për të bërë të mundur uljen e kësaj ngarkese, për të parandaluar ardhjen e çështjeve të reja, për të bërë të mundur që vendimet të ekzekutohen, që qytetarët të marrin drejtësi në mënyrë sa më të shpejtë, sigurisht që të gjitha këto në vetvete janë sfida. Tashmë me 18 gjyqtarë, Gjykata e Lartë funksionon në mënyrë të plotë, por ka vështirësitë e veta, që lidhen me aspektin e burimeve njerëzore, infrastrukturore dhe financiare. Sigurisht që Gjykata e Lartë ndeshet me këto çështje në mënyrë të përditshme, por ne kemi marrë përsipër që të bëjmë maksimumin e mundshëm që kjo gjykatë të bëhet një gjykatë që jep shpresën, dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë, pavarësisht problemeve të shumta që ndeshim përditë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn