Sot seanca për revokimin e masës së sigurisë për Berishën, avokatët e tij mbërrijnë në GJKKO

Mbahet sot seanca gjyqësore e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha, për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj janë paraqitur në ambientet e GJKKO.

Kujtojmë se Berisha ka bërë disa herë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por ajo është refuzuar. Po ashtu ai ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancat plenare, si e drejtë e tij për të përfaqësuar interesin e qytetarëve që e kanë zgjedhur, në Kuvend. Pavarësisht pretendimeve të tij, GJKKO ka refuzuar kërkesat.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn