Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Këlcyrë-Përmet rreth orës 04:00 nga një aksident ku mbetën të vdekur 8 persona të cilët mësohet se ishin klandestinë.
Një aksident i rëndë ka tronditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit në rrugën nacionale Këlcyrë-Përmet.
Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur 8 persona, 7 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe shoferi nga Shkodra. Makina ka fluturuar 100 metra në ajër derisa është përplasur në tokë buzë lumit Vjosa.
Dyshohet se shoferi nga Shkodra ishte duke ecur me shpejtësi gati 180 km në orë për t’ju shmangur policisë.















