Përfaqësuesi ligjor i Bardhit: Basha s’është kryetar i PD, presim drejtësi nga Gjykata!
Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.
Përfaqësuesi ligjor i Bardhit, Marash Logu, tha se Basha nuk është faktikisht kryetar i PD dhe ky është absurd ligjor dhe faktik.