Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Rama ka kallëzuar sot penalisht deputetin demokrat, Gazment Bardhi, lidhur me akuzat ndaj tij, për përfshirje në njohje dhe favorizim të një grupi kriminal.
“Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës.” njofton Olsi Rama, duke shtuar se mbetet në dispozicion të hetimit.
Pak ditë parë deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka publikuar të dhëna që pretendon se vërtetojnë përfshirjen e Olsi Ramës, në trafikun e drogës, konkretisht me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë vit më parë.
Sipas tij, vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ka përdorur të njëjtin automjet të paktën në 7 raste, që përdornin dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal. Asokohe sipas Bardhit, Olsi Rama ishte 45 vjeç.
Pas këtyre akuzave u kundërpërgjigj dhe vetë Olsi Rama, duke i hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij, si dhe e cilësoi Bardhin si “kanakarin” e sharlatanit famëkeq (fjala është për Berishën) që ka sulmuar me qindra herë familjen Rama.
















