Marreveshja Rama- Berisha, kryetari i PD Basha: Ka një plan diabolik për ta vendosur nën kontroll politik

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar sot gjatë një konference për mediat se forca politike që ai drejton mbështet SPAK në veprimtarinë e tij.

Basha u shpreh se ka një përpjekje për krijimin e një komisioni monitorimi për SPAK, ide, e cila sipas tij ka ngritur kokën dhe vazhdon të qarkullojë si një përpjekje antikushtetuese për të vendosur në kontroll politik të vetmen instancë që duket se është jashtë kontrollit të qeverisë.

Ndodhemi para një përpjekjeje sa absurde aq edhe tinëzare për të ndërtuar struktura paralele. Me të njëjtin zell siç ndërtohen dhe financohen strukturat paralele në veri të Kosovës. Është e pakuptueshme kur kjo ndodh në një vend i cili ka detyrime të qarta të veprojë, të cilat nuk i zbaton, karshi qytetarëve dhe aleatëve të vetë. Struktura e parë paralele që është paralajmëruar që në janar është një komision monitorimi për SPAK, kjo ide ka ngritur sërish kokën dhe vazhdon të qarkullojë me kokëfortësi si një përpjekje absurde antikushtetuese për të vendosur në kontroll politik të vetmen instancë që duket se është jashtë kontrollit të qeverisë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn