Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se opozita ka mbajtur të njëjtin qëndrim për çështjen e amnistisë penale, si në rastin edhe të Lulzim Bashës.
Bardhi duke iu përgjigjur akuzave të Bashës, i cili foli sot se nga kjo amnisti do të përfitonin politikan të inkriminuar, ndërsa tha se askush nga kjo kategori nuk do të përiftojë.
Dosjen Xibraka, por ka vendosur të dhunojë Kushtetutën, Sa i takon amnistisë, ka një traditë të konsoliduar për këtë rast. Në rastin konkret grupi i PD është kujdesur që drafti që votohet këtë vit, të jetë i njëjtë me draftet e mëparshme. Opozita dhe kur drejtohej nga zoti Basha ka dhënë votën pro. Asnjë anëtarë i krimit të organizuar nuk përfiton, ndryshe nga sa ka ndodhur në 2014-ën. Nuk ka asnjë zyrtar të korruptuar që do të përfshihet te përfitimet e amnistisë”, tha ai.
Bardhi konfirmoi se do të votojnë pro miratimit të amnistisë.















