”PD do ecë përpara pa pengjet e të shkuarës”, Basha:Rithemelimi dhe PS në garë kush shkon i pari në SPAK.

Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë momente nga procesi i zgjedhjeve në strukturat e Partisë Demokratike.

Basha deklaroi se vetëm PD që bëhet zëri i qytetarëve është zgjidhja e duhur për Shqipërinë. Ai ka ironizuar PS-në dhe Rithemelimin, duke thënë se janë në garë se kush shkon i pari në SPAK.

Ndërsa, më tej ka uruar edhe anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore të degës Divjakë – Julian Gjini, Bulqizë – Edmond Isaku dhe Mat – Arjan Lika!

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn