Gjykata e Lartë vendos të martën për Berishën: Ka kërkuar ndryshim masën e sigurisë së arrestit shtëpiak.

E marta e 9 prillit është nje ditë vendimtare për Sali Berishën, pasi Gjykata e Lartë do të shqyrtoje rekursin e tij përmes të cilit kërkon heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie, ku mbahet prej 30 dhjetorit 2023.

Deri më tani Berisha nuk i ka fituar betejat me drejtësinë, pasi çdo kërkesë e tij është rrezuar nga Gjykata e Posaçme apo Apelit të Posaçëm. Në mënyrë të persëritur avokai i tij Genci Gjokutaj këmbëngul se drejtësia po vepron nën urdhrat e kryeministrit dhe qëllimi është që Berishës t’i digjet mandati i deputetit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn