Komisioni Hetimor Parlamentar për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi “TIMS”, ndryshe nga ai për koncesionet në Shëndetësi, ka avancuar ndjeshëm dhe në mbledhjen e dytë të tij, e cila do të mbahet sot
Kryetari i komisionit, deputeti i PD, Ervin Salianji ka thirrur mbledhjen e radhës këtë të hënë në orën 12.00. Në këtë mbledhje pritet të caktohen ekspertët që do të ndihmojnë punën e Komisionit Hetimor.
Moment interesant duket të jetë thirrja e ish-kryeministrit Sali Berisha për të dëshmuar para këtij komisioni. Kryetari i komisionit të TIMS, Ervin Salianji ka rënë dakord me propozimet e PS duke vendosur në listën e dëshmitarëve që do të thirren para hetimorit edhe emrin e Sali Berishës, Lulzim Bashës e Gazment Bardhit
Më herët komisioni ishte dakorduar për t’i dërguar ftesë kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Taulant Balla, paraardhësit të tij, Bledi Çuçi, drejtorit aktual të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtuesit Gledis Nano. Po ashtu, ftesat do t’u dërgohen edhe kreut aktual të SHISH, Vlora Hyseni dhe paraardhësit të saj, Oljan Kanushi.















