“TIMS” përplasen ashpër mazhoranca me opozitën, Gogu: Po bëheni avokati i Berishës. Salianji: Po kërceni nga belaja

Debate të ashpra janë zhvilluar mes anëtarëve të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS.

Deputeti i PS-së Toni Gogu i tha kryetarit të Komisionit Ervin Salianji se plani i hetimit nuk ndërtohet me montazhe.

Ervin Salianji: Ju nuk bëni dot estradë këtu. Nuk është pazar kjo jo.

Toni Gogu: Mos monto diskutime në një plan hetimi. Plani i hetimit nuk ndërtohet me montazhe. Është mërzitur Gazi pse e ke thirrur ti. Hetimin e bëjnë ekspertët. Propozimet tona vijnë nga ekspertët. PS kupton rolin e drejtësisë, por edhe hallin tënd e kupton. Ti do ta zbresësh nga ballkoni Berishën, por nuk e zbret dot.

Çdo përpjekje e juaj për tu bërë gjyqtari i Berishës të mos e ktheje këtë komision në një komision qesharak, pro të bëjmë atë që na ka ngarkuar ligji.

Ervin Salianji: Po kërceni nga belaja. Keni ardhur të bëni zhurmë. E di se doni kohën e Kooperativës.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn