Një grup kriminal i cili kryente vjedhje automjetesh në zona të ndryshme të Athinës është shkatërruar nga policia greke.
4 anëtarë të grupit janë arrestuar, ndërsa në dosje janë përfshirë edhe 7 persona të tjerë, prej të cilëve 2 janë të paraburgosur. Shqiptarët e përfshirë në këtë grup në role të ndryshme janë të arrestuarit Jorgo Gega, 37 vjeç nga Lunxhëria e Gjirokastrës dhe Kristjan Prifti 23 vjeç nga Levani i Fierit, Manuel Toska i njohur si “Reli”, 35 vjeç nga Berati, aktualisht i paraburgosur në “Koridhalo” si dhe i shpalluri në kërkim Euklid Ago i njohur si “Klidi”, 35 vjeç nga Elbasani.
Ndaj tyre është ngritur akuza për organizim kriminal, vjedhje në bashkëpunim, falsifikim, pranim dhe shpërndarje të produkteve të veprës penale dhe pastrim parash nga veprimtari të paligjshme.
Siç doli nga hetimi, anëtarët e grupit kishin krijuar dhe iu bashkuan një grupi kriminal me strukturë specifike dhe role të dallueshme mes anëtarëve të saj, aktiviteti i së cilës daton të paktën prej majit 2023.
Anëtarët e grupit kryenin vjedhje automjetesh me një kërkesë veçanërisht të lartë blerjeje, me një mënyrë veprimi të veçantë (modus operandi) dhe me qëllim përfitimin e të ardhurave të paligjshme.
Ata , anëtarët zgjodhën të vidhnin automjetet gjatë natës, më pas t’i parkonin ato fillimisht për një periudhë kohore, duke zëvendësuar targat e tyre me ato që korrespondojnë me të njëjtin lloj automjeti, për të shmangur zbulimin.
Pas kalimit të kësaj periudhe, ata i kanë zhvendosur në një objekt “dyqan demontimi”, duke kryer ose falsifikimin e tyre, ose çmontimin e tyre për t’i shitur pjesët e tyre si pjesë këmbimi.
Më pas ata kërkuan automjete që ishin të së njëjtës markë dhe model si automjetet e vjedhura dhe ishin dëmtuar ose përfshirë në një aksident, duke rezultuar në një çmim të ulët shitjeje. Me marrjen e automjeteve legale të lartpërmendura, ata kanë vazhduar me prerjen e VIN-it të printuar dhe heqjen e çdo ngjitëseje identifikuese, të cilat më pas janë ngjitur në automjetet e vjedhura.
Gjithashtu, janë siguruar që përmes bravandreqësve bashkëpunues të prodhojnë çelësa dublikatë për automjetet e falsifikuara. Pas përfundimit të falsifikimit të mjetit të vjedhur, ata siguruan lëshimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme shoqëruese dhe targave, duke u siguruar që automjetet e falsifikuara të kalojnë kontrollin e KTEO-së duke falsifikuar leximet e kilometrazhit në sportele. Më në fund i kanë parkuar mjetet, deri në shitjen e tyre, në vende të ndryshme të cilat i kanë përdorur si “magazinë”.