Delegacioni i BE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me sulmet dhe kërcënimet e Ilir Metës ndaj SPAK dhe Altin Dumanit.
BE dënon sulmet duke theksuar se nuk kanë vend në një vend demokratik.
Po ashtu ka përkrahur deklaratat e KLP-së pas kërcënimeve të fundit drejtuar SPAK dhe Dumanit.
“Sulmet apo frikësimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në një demokraci.
Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për deklaratat e fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK.
BE qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” shkruhet në X















