Ambasada e SHBA-së reagon ashpër ndaj deklaratave të Metës: Jemi në krah të Dumanit dhe SPAK-ut”

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dënuar sulmet dhe kërcënimet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit.

Ambasada e SHBA-së shpreh mbështjetje për SPAK-un dhe kreun e këtij institucioni, Dumani.

Në deklaratë theksohet se SHBA do të qëndrojë në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, nënvizohet në deklaratë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn