Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë për dy të arestuarit, që akuzohen për abuzim seksual ndaj 31-vjeçarit në fshatin Mengël të Elbasanit.
Mësohet se në “arrest shtëpie” është lënë Rexhep Balla dhe “arrest me burg” për Bledo Jollën deri në sqarimin e ngjarjes.
Ata u arrestuan pas denoncimit në nënës së 31-vjeçarit, i cili është më aftësi ndryshe.
Jolla para oficereve të policisë ka deklaruar se e kanë zhveshur 31 vjeçarin, duke e pranuar pjesërisht veprën e rëndë penale, ndërsa Balla ka thënë se nuk ka qenë fare i pranishëm në vendin e ngjarjes në kohën kur pretendohet nga akuza.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 4 prill, por nëna e të riut e ka kallëzuar rastin më 15 prill. Të arrestuarit janë të moshës 44 dhe 59 vjeç, të dy banues në fshatin Mengël.















