E diela me reshje shiu, breshër dhe ulje e temperaturave

Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në lartësitë mbi 1000-1200 m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. 

Temperaturat minimale dhe maksimale të dielën: 

– Zonat malore 0/11°C 

– Zonat e ulëta 8/15°C 

– Zonat bregdetare 12/16°C

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn