Pas reshjeve të borés në veriun e vendit, është zbardhur edhe juglindja. Mësohet se reshjet e dëborës kanë nisur edhe në juglindje të vendit. Duke zbardhur zonën e Dardhës dhe në atë të Voskopojës.
Sipas informacioneve, reshjet janë regjistruar në lartësitë mbi 1000 m. Aktualisht ka reshje me intensitet deri në mesatar, ndërsa mjetet borëpastruese kanë zbritur në terren për pastrim dhe kriposje të rrugëve me qëllim qarkullimin sa më normal të automjeteve.
Deri në këto momente nuk janë regjistruar problematika as me energjinë elektrike.















