Probleme me uljen e avionëve në Rinas. Shkak bëhet mjegulla e dendur, sjell probleme në qarkullimin e mjeteve në zonën e Krujës

Mëngjesin e sotëm rrethi i Krujës, nga Thumana deri në afërsi të Vorës, është zgjuar e mbuluar nga mjegulla.

Dendësia e mjegullës është mjaft e madhe dhe shikueshmëria nuk është me shumë se pak metra dhe mjaft e turbullt.

Të gjithë shoferët që udhëtojnë nga veriu për në Rinas, Tiranë apo diku tjetër dhe anasjelltas duhet të tregojnë kujdes.

Në aeroportin e Rinasit janë raportuar probleme, ku disa avionë kanë hasur vështirësi për t’u ulur në pistë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn