Ish-deputeti i LSI (aktualisht Partia e Lirisë), Ralf Gjoni ka përfunduar pak më parë dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme.
Ai u shpreh para gazetarëve se u pyet nga prokurorët e SPAK si person në dijeni për kohën kur ka pasur pozicione shtetërore, duke theksuar se nuk është pyetur si person në hetim.
“Jam pyetur si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Nuk u pyeta si person në hetim. Nuk ka arsye për të më hetuar mua.
Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish presidentit Meta, se s’kam qenë në kontakt me të kur ka qenë kryetar shteti. Nuk ka asnjë arsye për të më hetuar mua. Nuk mund ta them më shumë, mund të pyesni prokurorët. Dua të respektohem dhe dua të tregohem profesional, kaq kisha për të thënë.”, deklaroi ai para kamerave.















