E TRISHTË! Ja kush është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali.

Personi në foto është shqiptari i ndjerë, Haris Shala, 25-vjeçari që humbi jetën dje në një aksident tragjik në Verona të Italisë.

Akisdenti që i mori jetën të riut shqiptar ndodhi kur kamioni që Haris po drejtonte u përplas me një tjetër kamion, i cili ishte i ndaluar në autostradë.

Mediet në Itali raportojnë se aksidenti dyshohet të ketë ndoshur nga shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

Viktima ishte baba i një vajze të vogël. Ai punonte si kamionist që të siguronte të ardhura për familjen e tij. Mësohet se në tetor të vitit 2021 Haris humbi kushëririn e tij Besmirin, i cili vdiq në një aksident të rëndë rrugor. Ndërkohë familja e të riut ka hapur dyert e mortit. 

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn