LUSHNJE/ Policia nis procedim penal ndaj 29 vjecares, ushtroi dhunë ndaj vjehrrit

Një 29-vjeçare nga Lushnja dhunoi fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja raportohet se ndodhi në fshatin Krutje, ku 29-vjeçarja R.R ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj.

Arsyeja e dhunës ka qenë pronat. Pas denoncimit nga ana e vjehrrit në polici, ka nisur procedimi në gjendje të lirë i 29-vjeçares.

“Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. R., 29 vjeçe, banuese në Krutje, pasi për motive pronësie, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj”- tha policia.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn