Denoncimi i Olsi Ramës, zbardhet arsyetimi i Prokurorit të SPAK: Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim

Është zbardhur arsyetimi i Prokurorit të SPAK, Elvin Gokaj në lidhje me denoncimin e Olsi Ramës, vëllai i kryeministrit Edi Rama, për Gazment Bardhin, pasi ky i fundit e akuzoi se ka qenë pjesë e grupit të Xibrakës.

Sipas informacioneve Prokurori shprehet se Bardhi nuk ka depozituar kallëzim për Olsi Ramën.

Sipas Prokurorit, për sa kohë që nuk ka kallëzim, nuk mund të provohet vepra penale.

Nisur nga rrethanat e mungesës së kallëzimit të Gazment Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit, prokurori i SPAK, Elvin Gokaj ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e depozituar nga Olsi Rama ndaj kreut të grupit parlamentar demokrat për “kallëzim të rremë”.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn