Gazetarja e njohur investigative, Anila Hoxha ka folur mbrëmjen e djeshme në lidhje me arrestimet e SPAK-ut ditëve të fundit.
Teksa është pyetur nga moderatorja Grida Duma nëse janë të vërteta apo lajmet që qarkullojnë se këtë javë, pritet arrestimi i një politikani të rëndësishëm, gazetarja tha se SPAK është hermetik në dhënien e informacionit.
“Së shpejti pritet një arrestim i rëndësishëm? Për këtë bëhet fjalë”, pyeti Grida Duma?
“Parimisht fjalët që qarkullojnë pranë Gjykatës së Posaçme janë të tilla, por janë ende të paverifikuar. Një politikan i lartë ose të shtunën ose të dielën, nëse nuk konfirmohet ngelet thashethem.
Thashethemi ishte se SPAK kishte kërkuar urdhër arrest, por masa e sigurisë ishte kthyer, kjo ishte e pabazuar.
Reagimin më të fundit nga SPAK për Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën nëse ka masë sigurisë dhe përgjigjja zyrtare e SPAK është “nuk kemi asnjë përgjigje apo koment për t’ju komunikuar”, tha Anila Hoxha.















