“Si film triller”, Ekzekutohet në Athinë në makinë Roan Brahimi, armiku i Ervis Martinajt! Plagoset gruaja, djali i vogël pa gjithçka

ATHINE– Roan Brahimi, i njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt u ekzekutua mbrëmjen e sotme (9 maj 2024) në një atentat të mirëfilltë mafioz të ndodhur në lagjen Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi.

32 vjeçari ka qenë në makinë me bashkëshorten e tij, Katerina Beqo dhe djalin e vogël kur dy persona janë afruar me motor pranë makinës dhe kanë qëlluar drejt tij të paktën 3 herë në një vrasje sa të mirëorganzuar aq dhe gjakftohtë. Nga atentati ka mbetur e plagosur 37 vjeçarja ndërsa djali i vogël ka parë gjithçka. 

Brahimi ka gjetur vdekjen në vendngjarje ndërsa gruaja e tij është plagosur lehtë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21:30 (Ora lokale) në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari kur çifti kishte shkuar për të marrë djalin nga parku i lojrave.

Mediat greke nuk bëjnë të ditur emrat por burimet bëjnë me dije se ai është Roan Brahimi një emër i njohur për policinë shqiptare i shpallur në kërkim dhe për atentatin e 22 korrikut 2022, ku shpëtoi Ylli Brahimi por u vra Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Mediat greke shkruajne se bëhej fjalë për “larje hesapesh në botën e drogës, ndërsa policia ka marrë dhe dëshminë e gruas së viktimës. 

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 dhe autoritetet policore ende nuk kanë dalë me një deklaratë nëse është gjallë apo i vdekur. Ndërkohë Roan Brahimi, i njohur dhe si Sidorel Prendi ka qenë një nga personat, i cili kërkohej për t’u marrë në pyetje për vrasjen e Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Vis Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022.

Ndërsa në dhjetor të 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozime u futën të armatosur me kallashnikov në një lokal në Zejmen të Lezhës duke shkaktuar terror, Ata kërkonin pronarin e lokalit.

Djali i vogël thërriste babi im! Babi im! Dëshmitarja pa atentatin ndaj shqiptarit: Në motor ishin 2 persona

Në motor ishin dy persona’ tregon për median greke një dëshmitare, vajza e vogël e të cilës po luante në parkun e lojrave me djalin e çiftit që iu bë atentat mbrëmjen e sotme.

Duke folur për Newsbomb.gr, një grua që ndodhej pranë skenës së atentatit tregon detaje nga atentatorët.  30 minuta para vrasjes “vajza ime e vogël po luante me djalin e vogël të tij (të viktimës).

Dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse ishte diçka apo ishte vetëm një lojë. I vogli vraponte dhe thoshte “babi im, babi im” dhe gjyshja tha “është dhëndri im, dhëndri im” Unë lajmërova policinë.

Screenshot

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn