DETAJE/ Humbi jetën në punë, ra nga kati i 9 i pallatit pa leje në Shëngjin, i riu punonte në të zezë, 3 persona në kërkim

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e punëtorit të ndërtimit në një pallat në ndërtim, mëngjesin e djeshëm në Shëngjin.

Fatkeqësisht Emiliano Frroku ndërroi jetë në spital ditën e djeshme, pasi u rrëzua nga lartësia e pallatit ku po punonte.

Mësohet se i riu fatkeq ka qenë duke ngjitur vinҫin, i cili është shkëputur dhe ka marrë me vete edhe Emiljano Frrokun dhe ka rënë poshtë bashkë me të.

Sipas hetimevev dyshohet se Frroku ra nga kati i 9, ose i 10 i pallatit në ndërtim. Ndërkohë në njoftimin e policisë dje thuhej se ngjarja ishte aksidentale.

Lidhur me këtë ngjarje 3 persona janë shpallur në kërkim: Leon Ndoci pronari i firmës, Martin Biba administrator, Loren Haxhia inxhinier dhe Hajriz Hoti shtetas nga Kosova që bënte punimet.

Të shpallurit në kërkim akuzohen për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë dhe ndërtim pa leje në bashkëpunim.

Nën hetim është vënë Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Lezhe dhe Policia vendore për të parë veprimet dhe mosveprimet.

Inspektoriati i Punës, deklaroi më herët se 28-vjeçari ishte i pasiguruar, ndërsa nuk ka asnjë informacion se cila ishte kompania me të cilën punonte 28 vjeçari.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn