Gjenden të vdekura në Tiranë,dy ukrainase, shkak mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike! Dyshohet se ishin punonjëse seksi. Shoqërohet shoqja e tyre

Dy ukrainase, Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, janë gjetur të vdekura në një apartament me qira në Tiranë. Dy vajzat dyshohet se punonin në vendin tonë si punonjëse seksi, ndërsa deri më tani shkak i vdekjes thuhet se është mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike.

Ukrainaset janë gjetur të pajeta sot, 10 maj, nga shoqja e tyre, në një apartament në katin e tretë të një pallati që të treja e kishin marrë me qira prej gati një jave në rrugën e Dibrës.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se tre ukrainaset kanë konsumuar ilaçin xanas dhe tramadol për disa orë, deri sa kanë rënë në gjumë. Ilaçi Xanax me përbërje droge, nëse merret në doza të mëdha krijon varësi dhe në disa raste nëse konsumohet me doza të mëdha ose bashkë me ndonjë ilaç tjetër shkakton edhe vdekjen.

Pas konsumimit të dy ilaçeve, dy vajzat 25 dhe 40 vjeçe nuk janë zgjuar. Shoqja e tyre kur është zgjuar nga gjumi i ka gjetur të pajeta, njëra prej tyre në kolltuk dhe tjetra në dysheme. Ajo është shoqëruar nga policia dhe qëndronte në vendin tonë prej rreth 2 muajsh. Ndërsa dy vajzat që humbën jetën, burime bëjnë me dije se kanë mbërritur në Tiranë më datë 1 maj.

Grupi hetimor është duke kryer verifikime për sa i përket aktivitetit të tyre në vendin tonë. Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin punonjëse seksi, ndërsa do të bëhet ekspertimi i celularëve për të vërtetuar ose hedhur akuzat.

Ukrainaset kanë kërkuar xanax 2 ditë më parë në një farmaci në Tiranë dhe farmacistja nuk ka pranuar që ta shesë këtë ilaç pa recetë. Njëra prej ukrainaseve ka kafshuar në dorë farmacisten dhe më pas janë larguar. Farmacistja ka njoftuar në Policinë e Tiranës për ngjarjen e ndodhur, por dy vajzat ukrainase nuk janë lokalizuar për 48 orë, ndërsa sot u gjetën të vdekura.

Njoftohet se është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Tiranës ka shoqëruar në polici shoqen e dy ukrainaseve që u gjetën të vdekura në një apartament në rrugën e Dibrës. Ajo është zgjuar nga gjumi dhe ka gjetur brenda në banesë dy shoqet e vdekura. Shkak i vdekjes dyshohet se është mbidoza nga ilaçet me përbërje narkotike.

Mësohet se dy ukrainaset që u gjetën të vdekura kanë mbërritur në vendin tonë në datë 1 maj, ndërsa shoqja e tyre që u shoqëria në Polici kishte 2 muaj në vendin tonë.

Screenshot

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn