Opozita në protestë tek Bashkia e Tiranës, Këlliçi i “vë prangat” Erjon Veliajt: Kjo do të jetë pamja e kryebashkiakut shumë shpejt!

Gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi i ka vënë prangat një personi i cili mbante një maskë në fytyrë me pamjen e kryebashkiakut Erjon veliaj.

Ai u shpreh se ky është një akt simbolik dhe kjo do të ishte pamja e kryebashkiakut së shpejti.

Këlliçi në fjalën para protestuesve tha se vjedhja e bërë me bandën “5D” ka habitur partnerët ndërkombëtarë.

Ajo që i bëri Veliaj Tiranës është e paprecedentë. Vjedhja që është faktuar me bandën 5D ka habitur partnerët ndërkombëtarë dhe socialistët më të egër”, tha ai.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn