Zbardhet dëshmia e Arsen Danit, 62-vjeçarit, i cili ditën e djeshme vrau me thikë nënën e tij në Lezhë.
“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, mësohet se ka deklaruar 62-vjeçari para hetuesve.
Ngjarja e rëndë tronditi dje Lezhën dhe mbarë opinionin publik, ku Arsen Dani masakroi me thikë nënë e tij të moshuar, 88-vjeçaren Gylije Dani, brenda apartamentit ku jetonin ne lagjen “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.
62-vjeçari ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës.















