Një bombol gazi ka shpërthyer sot në një banesë në fshatin Rraboshtë të Lezhës.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur kryefamiljari Gjergj Pali. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmën e parë mjeksore ndërsa bëhet me dije se nga plagët e marra ai është jashtë rrezikut për jetën
Mësohet se bombola e gazit shpërtheu në katin e parë të një banese dy katëshe.















