Mëngjesin e sotëm në disa shkolla të Tiranës ka patur alarm për bomba, ndërsa Policia u ka kërkuar me urgjencë nxënësve të dilnin jashtë.
Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në të gjitha shkollat e Tiranë por “alarmi ka rezultuar fals”, teksa mësimi po vijon normalisht. Momentalisht është shtuar siguria në hyrje-daljet në të gjitha shkollat e kryeqytetit.
Mendohet se kemi të bëjmë me një sulm kibernetik dhe është duke u hetuar se kush është personi “ekstremist” që ka dërguar e-mail ku shkruhet:
“KA NJË BOMBË NË SHKOLLË! Ne do t’ju shkatërrojmë në rrugë Kamionët tanë janë të mbushur me eksploziv. Ata do t’ju shkatërrojnë në sheshet kryesore si Në Nice. Ne do t’ju mbytim në gjak. Gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla dhe se fëmijët dhe gratë do të vriten vetëm nëse na pengojë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e dërguar në orën 04:15 të mëngjesit shkollës 9 vjeçare “Katund i ri” në Tiranë.















