“Berisha shkeli masën e sigurisë”, SPAK: Futi në banesë Elmar Brok. GJKKO rrëzon kërkesën e ish- kryeministrit për …

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit për revokimin e masës ‘arrest në shtëpi’.

Po ashtu GJKKO nuk pranoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Mësohet se në seancën e sotme, prokurorët e SPAK kanë paraqitur pretendimin se Berisha ka shkelur masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ duke futur në banesë dhe kontaktuar me ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetarët italianë të RAI.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn