Babai monstër, abuzoi seksualisht me të bijën e mitur dhe e kërcënonte: Të vras nëse tregon

Bledar Rako është 48-vjeçari i arrestuar në Golem pasi akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur prej 4 vitesh.

Psikologia e shkollës ka vënë re se 15-vjeçarja nuk shoqërohej me askënd dhe qëndronte e mbyllur.

Për këtë arsye i ka kërkuar të tregojë çfarë i ka ndodhur dhe pas shumë bisedash, vajza i ka rrëfyer se babai e përdhunon prej 4 vitesh.

Por nga frika e kërcënimeve të babait ‘se do ta vriste’, vajza nuk kishte treguar asgjë deri më sot.

Babai i arrestuar i ka mohuar akuzat e vajzës, por do jetë mjekësia ligjore ajo që do kryejë analizat

e nevojshme dhe do hedhë dritë mbi këtë ngjarje. 48-vjeçari i cili punon si shitës në një pikë karburanti është baba i 4 fëmijëve.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn