Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri”, 3000 euro për një pistoletë dhe ndiqnin autobusin me makinë. Arrestohen autorët, sekuestrohen 10 armë zjarri

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin ku u godit grupi kriminal i cili trafikonte armë nga Kosova në Shqipëri.

Policia njofton se autorët shoqëronin me makinë autobusin, ku fshiheshin armët, aty ku është bërë edhe arrestimi i tyre nga efektivë të veshur civilë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak, ndërsa mësohet se çdo armë do të shitej nga 1500-3000 euro.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, finalizoi operacionin e koduar “Transportuesi 2”.Gjatë operacionit, në vendparkimin e një terminali autobusëzh, në Lundër, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: B. K., 28 vjeç, B. Sh., 20 vjeç, E. Th., 25 vjeç, dhe M. K., 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.

Shtetasi B. K. dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin E. Th., një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, shtetasi B. K., në bashkëpunim me shtetasin M. K., kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn